Në Paris mund të ishte një mbrëmje e bukur ku kishin shumë arsye për të festuar, siguruan një fitore të pastër 5-0 kundër Montpellier duke iu afruar gjithnjë e më shumë titullit kampion në Lige 1. Për të trazuar ambientin mendojnë yjet e ekipit por dhe trajneri Tuchel, pikërisht një vendim i teknikut gjerman për të zëvendësuar Mbappe soli shpërthimin e sulmuesit francez. Mbappe nuk e priti mirë këtë zëvendësim duke e shprehur me gjeste zemërimin e tij, debati me trajnerin Tuchel po bën xhiron në mediat franceze dhe jo vetëm. Duke parë situatën e brishtë dhe paqartësinë mbi të ardhmen e Mbappe, ku zëvendësim ishte i tepërt.

Nuk i shpëtoi protagonizimit të tepruar në këtë mbrëmje as Neymar i cili u kap me gjyqtarin e takimit ndërsa vazhdon që jashtë fushe të mos heq dorë nga festat e tepruara. As Cavani nuk dihet komod më në Paris, kërkoj me çdo kusht largimin por në fund e sheh vetën sërish në Paris dhe sërish në stol. Çuditërisht shqetësuese është dhe situata që po kalon Icardi, ish sulmuesi i Interit duke i fikur teksa nuk shënon një gol në 6 ndeshjet e fundit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb