Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe dhuruan spektaklin e radhës, me PSG që fitoi 6-2 në Japoni me vendasit e Gamba Osaka. Serinë e golave e hapi Sarabia në minutën e 28-të që nuk e pati të vështirë të shënonte me portën e boshatisur.

Katër minuta më pas ishte radha e Neymar për të mposhtur portierin kundërshtar nga pika e bardhë e penalltisë.  Në fakt, vendasit shkurtuan diferencën, por kjo vetëm sa shtoi oreksin e francezëve që trefishuan me anë të Nuno Mendez.

Më pas ishte radha e dialogut Messi-Neymar me brazilianin që fillimisht asistoi për argjentinasin, ndërsa më pas ky i fundit i riktheu reston 30-vjeçarit.

Nga ana tjetër, Osaka gjeti sërish rrjetën e Donnarummës me anë të Yamamit, por në fund, kishte vend edhe për festën e Mbappe të cilin Galtier e aktivizoi vetëm në minutën e 61-të. Sulmuesi fitoi një penallti të cilën e ekzekutoi saktësisht duke fiksuar shifrat 2-6.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb