PSG dështoi të përmbushte objektivat në Champions League pak javë më parë, por sonte mund të ngushëllohet. Arsyeja? Parisienët fituan titullin e tetë në 10 vitet e fundit në Ligue 1, pas  barazimit 1-1 me Lens.

Pa shumë sforco dhe të bindur se trofeu do të vinte, djemtë e Pochetinos morën takimin me qetësi.Në minutën e 68-të, Messi do bënte nga ato goditjet e zakonshme dhe do i jepte avantazhin ekipit të tij.

 

 

 

 

Neymar me shokë do befasoheshin në fund nga Jean, i cili vendos ekuilibrat.PSG është e para me 78 pikë, 16 më shumë se Marseille. Këta të fundit duhet të luftojnë tashmë për vendin e dytë, për të siguruar kështu një vend që të ccon në Champions.

Djemtë e Pochetinos kanë bërë një sezon më vete këtë vit futbollistik, me paraqitjet që kanë qenë mbresëlënse.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: