TIRANE – Publikohet trajleri i filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3” me regji të Ekrem Kryeziut.Dramë, aksion, dashuri, pasion, sfidë sekuenca dhe zhvillime interesante janë përmbledhur në filmin “Dashuri e Bjeshkëve të Nemuara 3”, premiera e të cilit pritet të dalë këtë javë.

Në rolet kryesore do të luajnë Diellza Kolgeci, Florian Agalliu, Aurela Hoxha, Xhevdet Jashari, Çun Lajçi.Traileri i filmit tashtmë është publikuar dhe ajo që bie në sy është sekuenca ku Aurela Hoxha shfaqet nudo.

Tabutë u thyen para tri vitesh, kur u publikua pjesa e dytë e filmit, ku protagoniste ishte Diellza Kolgeci, e cila u shfaq topless. “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”, me regji të Ekrem Kryeziut u prezantua për herë të parë një dekadë më parë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: