Recete nga znj Eneida
Përbërësit
1 lugë e vogël piper i kuq
1 lugë e vogël turmerik
1/2 lugë e vogël piper i zi
1/2 lugë e vogël rigon
Kripë
30 gr gjalpë
5-6 patate
Vaj ulliri
Përgatitja

Pulën e presim nga zverku deri në fund nga të dyja anët, duke e hapur në këtë mënyrë. Bëjmë bashkë gjithë erëzat me vaj ulliri dhe lyejmë pulën. Presim patatet, i lyejmë dhe ato me miksin e erëzave për pulën dhe i shtrojmë në tavë. Pulës nga brenda lëkurës i vendosim gjalpë, e vendosim mbi patate dhe e pjekim për 1 orë në 180 gradë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: