Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

2 fileto pule ose kofshë pule
2 patate
2 karrota
½ qepë të thatë
1 brokoli
1 limon (lëng + cipë)
1-2 lugë vaj ulliri
1 lugë koncentrat perimesh
1 lugë kafeje kerri
150 gr krem kokosi
200 gr nudëlls
Kripë, borzilok të freskët
Piper i zi, piper i kuq djegës

Përgatitja

Në një tenxhere vendosim lëngun e perimeve dhe shtojmë perimet (përveç brokolit). Sa pa marrë valë shtojmë dhe filetot e pulës. E lemë supën të ziejë për 15 minuta në temperaturë të ulët dhe në fund shtojmë brokolin dhe e lemë të ziejë për 3-4 minuta. Më pas shtojmë lëngun e limonit, farat e piperit të kuq djegës dhe kremin e kokosit.

Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, e lemë të marrë 2-3 valë dhe e servirim në pjatanca ku kemi vendosur nga pak nudëlls të zier. Vendosim disa gjethe borziloku të freskët dhe e kemi gati supën për t’a konsumuar.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb