(Recetë nga znj Eneida)
Përbërësit

500 gr fileto pule ose krahë/kofshë të vogla
30 ml lëng limoni
2 qepë të grira në kubikë
2 thelpinj hudhër
2 lugë pastë kerri
150 gr salcë domate në kubikë
300 ml qumësht kokosi
50 gr gjalpë kikiriku
Majdanoz
Kripë
Vaj ulliri
Piper
200 gr oriz basmati
400 ml ujë

Përgatitja
Mishin e pulës e lyejmë me limon dhe kripë dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta në frigorifer. Më pas e kaurdisim në vaj ulliri në një tigan të thellë dhe pasi ka marrë ngjyrë, e heqim.

Në tigan shtojmë qepët, hudhrën, xhinxherin dhe i skuqim për 5 minuta. Më pas shtojmë pastën e kerrit dhe i lëmë edhe 5 minuta. Shtojmë mishin e pulës, salcën e domates, 200 ml ujë dhe qumështin e kokosit. I lëmë të zjehen bashkë për 20 minuta.

Gjalpin e kikirikut e tresim në pak ujë të nxehtë dhe e shtojmë në tigan. Rregullojmë në fund shijen me kripë dhe piper të zi dhe e lemë gatimin në zjarr dhe për 15 minuta të tjera.

Kujdes! Nëse do zgjidhni gjoks pule, do t’a gatuani vetëm 20 minuta, pra ziejeni salcën pa mishin, dhe mishin shtojeni 20 minutat e fundit.

Shtojmë majdanoz në fund dhe e servirim me oriz basmati. Orizi basmati gatuhet në raportin 1:2.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb