DURRËS

Kryetari i Partisë Demokratike Durrës, Ferdinand Xhaferaj, doli paraditen e sotme në një konferencë për shtyp për të denoncuar punimet që po realizohen në mes të sezonit turistik në rrugën “Egnatia”.

“E vetmja evidencë dhe instrument që i lëviz gjërat në bashkinë Durrës është korrupsioni”,- tha kreu i PD-së.

Sipas Xhaferajt, investimi po realizohet në mënyrën dhe momentin e gabuar, ndërsa nënvizoi se punimet për zgjerimin e trotuareve dhe ngushtimin e asfaltit janë kthyer në makth për qytetarët dhe burim aksidentesh. Në të njëjtën kohë, kryetari i demokratëve durrsakë nënvizoi se rruga po bëhet pa studimin e duhur dhe pa u konsultuar paraprakisht me qytetarët.

Më tej, gjatë konferencës për shtyp, kreu i PD-së, nënvizoi se punimet në mes të sezonit turistik dëmtojnë ekonominë e qytetit dhe largojnë pushuesit, ndërsa nënvizoi se të enjten ka firmosur dosjen për në SPAK lidhur me korrupsionin në rrugën “Pavarësia”, në zonën e Plazhit.

Sipas PD-së së Durrësit, për të gjitha investimet që po realizohen në qytetin bregdetar janë afera korruptive, do të bëhen denoncimet respektive në SPAK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb