Sot në bregdetin e Sarandës, konkretisht tek zona mes Limanit dhe plazhit të ri në qytet është vënë re deti i ndotur nga nafta.

Kjo është pikasur nga vetë pushues të ndodhur atje, jo më larg se 1 orë më parë, të cilët dërguan videot nga terreni i ndotur.

Siç pushuesi shpjegon, kjo ndotje është krijuar nga hedhjet që mund të jenë bërë nga tragete të linjës, nga anije të tjera apo edhe nga jahtet që vijnë në Sarandë.


Uji i ndotur shihet qartazi në videot e ardhura nga pushuesi.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: