Deputeti Saimir Korreshi, e ka cilësuar si realitet të hidhur gjendjen në të cilën ndodhen fermerët shqiptarë.

Duke iu referuar një videoje të publikuar në “Euro News”, Korreshi thotë se fondet i kalojnë miqve të qeverisë, ndërsa fermerët janë braktisur nga kryeministri Edi Rama.

Ai shkruan më tej se nëse duhet të kemi një Shqipëri më të mirë, në kanal duhet të përfundojnë politikanët e korruptuar, e jo produktet e fermerëve.

Postimi i Saimir Korreshit:

Fermerët e dinë vetë se cfarë heqin, e nisin punën pa gdhirë dhe shkojnë në shtëpi me natë, me pasigurinë er tregut që mungon, me subvencionet më të ulëta në rajon, me korrupsionin që fondet i con te miqtë e qeverisë. Fermerët e dinë sa të braktisur janë dhe cili është vizioni i Ramës për bujqësinë. Kjo video nuk është për ta. Kjo video është për të treguar se si propaganda e paguar me taksat tona, shkrumbohet përballë realitetit të hidhur, që duhet të ndryshojë një orë e më parë. Për të patur një Shqipëri me te mire, ku në kanal përfundojnë politikanët e korruptuar, jo produktet e fermerëve, që në vitin 2022 i janë kthyer parmendës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb