Kaq i irrituar nuk ishte parë kurrë Papa Francesku. Ditën e djeshme, më 31 dhjetori, pas meshës së falënderimit të fundvitit, Papa ka mbërritur në sheshin San Pietro në Romë.

Ai takohet me besimtarë të shumë që ndodheshin aty por një grua teksa e ka përshëndetur fillimisht e ka tërhequr Papën me forcë, gati duke e rrëzuar.

Ati i shenjtë ka pasur një reagim impulsiv ndoshta pasi ka ndjerë dhimbje duke e qëlluar disa herë tek dora në formë qortuese dhe më pas është larguar shumë i irrituar.
Imazhet janë përhapur me shpejtësi në internet duke bërë xhiron e botës dhe kanë treguar ndoshta për herë të parë Papa Franceskun të irrituar.
Më pas Papa ka reaguar duke kërkuar falje për gjestin e tij.

“Në lutjet e tij të vitit të ri për publikun në Sheshin “Shën Pjetër” sot Papa Françesku rrëfeu se humbi durimin me gruan. Ai tha “kaq shumë herë ne humbasim durimin. Edhe unë”. Ai pastaj shtoi, “unë them më falni për shembullin e keq”.

Gruaja që tërhoqi Papën bëri shenjën e kryqit pak para incidentit. Nuk është e qartë se çfarë i tha ajo ndërsa e kapi për dore.

Më herët në të njëjtën ditë, Papa Françesku kishte marrë pjesë në funeralin privat të një mikeje, duke u shfaqur pa paralajmërim në famullinë romake të San Giuseppe al Nomentano për të bërë respektin e tij për María Grazia Mara, tha Vatikani, duke konfirmuar raportimet në mediat italiane.

Mara, një profesore e merituar në Institutin Patristik Augustinianum në Romë, vdiq të hënën në moshën 95-vjeçare. Ajo ishte një studiuese e shquar e historisë dhe teologjisë së themeluesve të Kishës Katolike Romake dhe Papa Françesku e vizitoi në shtëpinë e saj në vitin 2018.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb