Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

300 gr qiqra
2-3 patate
1 qepë
1-2 thelpinj hudhër
4 lugë vaj ulliri
1 limon
Kripë, piper

Vendosim qiqrat që në darkë në ujë të bollshëm dhe të nesërmen i shpëlajmë dhe i vendosim në ujë të ftohtë (3-4 gisht lart masës së tyre). I lemë qiqrat të ziejnë duke pastruar herë pas here shkumën e krijuar. Shtojmë tek qiqrat qepën të prerë në katër pjesë, patatet të prera në kubikë mesatare, 2 lugë vaj ulliri dhe gjysmën e sasisë së kripës dhe piperit. E lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare duke e kontrolluar nëse ka nevojë që t’i shtojmë pak ujë të ngrohtë.

Në fund marrim nga tenxherja pjesën më të madhe të patateve dhe një pjesë të qiqrave dhe i vendosim në blender ku shtojmë 2 lugë vaj ulliri, kripë, piper dhe lëngun e 1 limoni. E kthejmë masën në pure dhe e hedhim më pas në tenxhere. E lemë gatimin në zjarr të marrë valë për 2-3 minuta dhe më pas e servirim të ngrohtë spërkatur me pak rigon. Sipas dëshirës mund t’a servirim dhe me pak salcë kosi.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: