Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

300 gr qiqra të gatuara
4 lugë tahini
2 lugë vaj ulliri
1 lugë kumin
2 portokaj
Kripë
Vaj ulliri
Piper i zi
Majdanoz i freskët

Përgatitja
Ziejmë qiqrat ose i marrim të gatshëm. I vendosim në një tigan me vaj ulliri dhe shtojmë lëngun e portokalleve që të gatuhen bashkë me të në temperaturë të lartë.
E heqim nga zjarri dhe shtojmë tahini, kripë, kuminin, piperin e zi si dhe lëkurën e një portokalli.
I trazojmë bashkë dhe i servirim me majdanoz lart, të ftohtë ose të ngrohtë.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: