Recete nga znj Katerina
Përbërësit

300-400 gr mish i grirë
1 qepë të thatë
1 lgj vaj ulliri
1 fetë bukë (pjesa e tulit)
1 kokërr vezë
1 thelpi hudhër
1 tufëz majdanoz
1 tufëz nenexhik
Kripë, piper
2 lgj miell për pudrosje
2 lgj vaj për skuqje

Për kremin:
500-600 gr kos
2-3 kokrra vezë
2-3 lgj miell misri
1 lgj gjalpë
50 gr djathë kaçkavall

Përgatitja

Përgatisim fillimisht brumin e qofteve duke përzier të gjithë përbërësit: mishin e grirë, qepën dhe hudhrën të grirë imët, tulin e bukës të njomur në pak qumësht ose ujë, 1 vezë, kripë, piper dhe erëza sipas preferencës. E lemë brumin e qofteve të pushojë për të paktën 30 minuta dhe më pas përgatisim qofte rrumbullake, të cilat i spërkasim me pak miell dhe i skuqim në një tigan që nuk ngjit me pak vaj.

Më pas lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe vendosim në rradhë qoftet. Përziejmë kosin me vezët dhe miellin e misrit dhe kremin e përgatitur e hedhim mbi qoftet. Vendosim disa copëza gjalpi aty këtu në tavë dhe në fund e spërkasim me djathë kaçkavall të grirë në rende dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 35-40 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb