Përbërësit

Për qoftet:
500 gr mish të grirë
1 qepë
1 vezë
1 domate të pjekur
2 thelpinj hudhër
Kripë
100 gr galetë
Rigon
Piper
Majdanoz

Për salcën:
1 qepë
2 domate të mëdha të pjekura
1 lugë salcë koncentrat
Kripë
Pak sheqer
Rigon
100 ml verë të bardhë
250 gr makarona
Disa feta djath guda

Përgatitja
Grijmë qepën, hudhrat dhe domaten në rende dhe ia shtojmë mishit të grirë. Shtojmë vezën, galetën, kripën, piperin, majdanozin dhe rigonin dhe formojmë qoftet. I skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. I heqim dhe aty hedhim qepën për salcën. Sapo qepa zbutet shtojmë domatet dhe i skuqim mirë. Shtojmë koncentratin e domates me pak ujë, kripën dhe sheqerin.

Më pas shtojmë qoftet dhe i gatuajmë 10 minuta bashkë. Shtojmë verën, i lëmë 5 minuta akoma dhe shtojmë makaronat e zjera. I trazojmë mirë, vendosim nga lart qofteve fetat e djathit guda, vendosim kapakun dhe i lëmë akoma 2 minuta sa të shkrijë djathi. Nëse salca është tharë, shtojmë pak ujë akoma.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb