Recetë nga zonja Katerina
Përbësit

2 gota miell
3 kokrra vezë
4-5 thelpinj hudhër
1 qepë të njomë
Kripë, piper, nenexhik
Vaj për skuqje

Për servirje – Mënyra I:
1 fç gjizë
1 fç qumësht
2-3 lgj vaj ulliri

Për servirje – Mënyra II:
2 lgj miell
2-3 lgj vaj ulliri
1-2 qepë të njoma
10-15 gjethe nenexhik
1 litër lëng mishi ose perimesh
Lëng limoni / uthull

Përgatitja

Miellin e situr e përziejmë me vezët, hudhrat e grira në rende, qepën e njomë, kripë, piper dhe nenexhik. E përziejmë mirë brumin derisa përbërësit të lidhen dhe të bëhet një brumë qoftesh i fortë. Bëjmë më pas toptha sa një kokërr arrë dhe i skuqim në një tigan me vaj të nxehtë.

Këto qofte mund t’i servirim me dy mënyra. Mënyra e parë dhe më e shpejtë është me gjizë të trazuar me pak vaj ulliri dhe me qumësht të nxehtë. Qoftet e skuqura i vendosim në një pjatancë të madhe dhe sipër tyre hedhim salcën e përgatitur.

Mënyra e dytë është si një lloj supe me qofte. Në një tenxhere me 2-3 lugë vaj ulliri hedhim miellin dhe e kaurdisim derisa të zverdhet. Shtojmë më pas lëngun e mishit të ngrohtë dhe e përzjemë derisa të bëhet si një salcë e hollë. E rregullojmë shijen me kripë, piper dhe shtojmë qoftet të cilat i lemë të ziejnë për 10-15 minuta në temperaturë të ulët. Në fund shtojmë pak lëng limoni ose uthull, nenexhik ose majdanoz të freskët dhe e servirim.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: