Son Heung-min është shndërruar në Sonaldo Nazario. Për të bërë këtë krahasim unik mendoi Jose Mourinho. “Speciali” ishte po aq i lumtur sa lojtari i tij i cili shënoi një gol fantastik kundër Burnley, një sprint prej 78 metrash duke dribluar gjysmën e ekipit kundërshtar.

Pas ndeshjes, tekniku portugez lëshoi një batutë për këtë episod: “Djali im e quan Solando Nazario, ai gol që bëri ishte një gol alla Solando Nazario. E vetmja gjë që më erdhi në mendje pas atij momenti ishte goli që Ronaldo bëri me Barcelonën në vitin 1996 kundër Compostela”, theksoi Mourinho.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb