Një qytetar nga Durrësi ka shkruar në adresë të “BalkanWeb” duke denoncuar një veprim antiligjor. Ai thotë se pavarësisht se është kategorikisht e ndaluar që të peshkohet pranë bregut me rrjeta, një grup peshkatarësh sportivë kanë parë një varkë që hidhte rrjetat shumë pranë bregut në Porto Romano.

“Pafuqia e shtetit për të luftuar peshkimin e paligjshëm afër bregut të detit me rrjeta. Është kategorikisht e ndaluar që të peshkohet pranë bregut me rrjeta. Një grup peshkatarësh sportivë kanë parë një varkë që po hedh rrjetat shumë pranë bregut në Porto Romano dhe kanë lajmëruar policinë, e cila ka ardhur por shprehet qartë që është e pafuqishme ta ndalojë”, shkruan qytetari për “BalkanWeb”.

Sipas tij, ky fenomen është problem në gjithë vijën bregdetare.

BISEDA MES QYTETARIT DHE POLICIT
Polici: Me atë jemi marrë ne, por nuk mbush ai, ç’ti bëj.

Qytetari: “E pashë edhe atë ditë, i thamë o vllai nuk lejohet këtu. Po se rruj për këtë, se rruj për atë”.

Polici: Ne e kemi marrë atë, e kemi futur edhe brenda, e kemi gjobitur, lloj-lloj formash por ai nuk ka bërë krim ja q*** jetën, ai peshk po gjuan.

Qytetari: Jo, jo nuk lejohet ai peshk, të shkatërrosh faunën, është shkatërrim faune.

Polici: I them unë atij, ore ku e ke hedhur rrjetën ti

Qytetari: Janë ligje ndërkombëtare, nuk peshkohet këtu.

Polici: I dimë ato gjëra ne, i di edhe ai.
Qytetari: Ai i di por s’do. Ti thua tani ai është i çuditshëm, s’ke ça i bën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb