Një incident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në kryeqytet, me protagonistn jë qytetar, gjendja e të cilit nuk dihet se si është.
NismaThurje ka publikuar mesazhin e një qytetari tjetër i cili ka rrëfyer se një burrë ka rënë në pusetë tek stacioni i fundit i Kombinatit duke u dëmtuar rëndë por ka mbetur për 30 minuta në shi.
Në videon e publikuar, burri duke i shtrirë në tokë ndërsa shiu bie litar. Ai kishte humbur dhe ndjenjat por sipas denoncuesit, ambulanca nuk ka ardhur fare, ndërsa Policia ka shkuar pas 15 minutash.
“Nisma pershendetje. Ju lutem shperndajeni kete video tmerri. Ky personi ishte te stacioni i fundit i kombinatit. U pengua te puseta e hapur dhe ra duke u demtuar rende. Morem policine dhe ambulancen dhe erdhi mbas 15 min policia. Edhe policia komunikonte per nje ambulance por ajo nuk vinte. Mbeti i shkreti gjysem ore ne shi i shtrire. Uroj tja kete dale. Kujdes njerez ruajuni se per kete shtet keni vdekur po rate ne pusetat e leshit”, shkruan denoncuesi.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/thurje/videos/501392640069909/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
(m.k/BalkanWeb)