Situata në Olimpinë e Lashtë mbetet jashtëzakonisht e vështirë, teksa zjarrfikësit janë në betejë me flakët.

Flakët po i afrohen në mënyrë të rrezikshme Helidonit, ndërsa autoritetet zjarrfikëse janë bllokuar.
Dy banorë të Olimpisë së Lashtë, të cilët morën pjesë në shuarjen e zjarrit, u plagosën rëndë dhe u dërguan në qendrën shëndetësore të zonës.

Sipas mediave greke disa vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike, pasi ka probleme serioze në rrjet. Gjithashtu, një kamion zjarrfikës ka ngecur në baltë. Zjarrfikësit u detyruan ta braktisin ndërsa flakët u afruan.

 

Më herët, një mesazh u dërgua për evakuim për ata që janë në vendbanimet Deliza, Ano-Kato Louvro, Mouria, Pefkes, Kammena, Linaria, Villia, Ilia. Në mesazh thuhet: “Nëse jeni në Deliza, Ano-Kato Louvro, Mouria, Pefkes, Kammena, Linaria, Villia, Ilia.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb