Pamjet që shihni vijnë nga autostrada Tiranë-Elbasan, ku automjetet kanë ‘ngecur’ të bllokuar në trafik prej më shumë se një ore. Të shumta kanë qenë telefonatat e qytetarëve drejtuar agjencisë së lajmeve ‘BalkanWeb’, të cilët pohojnë se radha e trafikut të automjeteve ka kaluar mbi 1 km. Siç shihet edhe nga pamjet, ana tjetër e rrugës vijon të jetë e lirë, ndërsa rruga për hyrje në Tiranë është bllokuar totalisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Problematika paraqitet situata në rrethrrotullimin që lidh Saukun me një qendër tregtare në Tiranë.

“Kam mbi 60 minuta që qëndroj në trafik pa lëvizur asnjë cm makinën time. I kemi rënë në telefon policisë, por asnjë ndihmë deri tani. Kjo situatë është e papërballueshme, pasi të bllokuar në makina ka edhe familje me fëmijë të vegjël.”, tha një prej drejtuesve të mjeteve që pret në radhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb