VLORA

E shtuna ka sjellë një trafik kilometrik në rrugën Vlorë-Orikum. Aksi i është nënshtruar disa punimeve teksa sezoni turistik ka nisur bashkë me dyndjen e turistëve drejt jugut.

Në disa pjesë të aksit ka vetëm një korsi, pasi në tjetrën po punohet ndërsa automjeteve i duhet të qëndrojnë në radhë për shkak të trafikut të ngadaltë.

Gazetari Osman Stafa siguron për BalkanWeb video nga vargu i automjeteve përgjatë bregdetit të Vlorës, Radhimës e deri në Orikum.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb