Situata tek spitali ”Shefqet Ndroqi” që shërben si COVID-2 vijon të mbetet problematike për shkak të fluksit të urgjencave.

Përveç urgjencave nga rrethet e veriut këtë javë janë edhe urgjencat nga Tirana që i kanë shtuar fluksin spitalit.

BalkanWeb siguron videon nga jashtë spitalit ku pacientë me COVID-19 presin nëpër ambulanca dhe po trajtohen aty derisa t’u vijë radha të futen në spital.
Në dy spitalet e para për COVID-19, ‘Infektivi’ dhe ‘Shefqet Ndroqi’ kapacitetet spitalore janë thuajse të ezauruara, teksa qeveria ka hapur COVID-3 dhe së shpejti COVID-4 teksa në plan ka që të futë në lojë edhe spitalet rajonale.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton se ambulancat kanë prej 1 ore që presin kurse një pacient edhe pse në gjendje të rëndë nga COVID-19 qëndroi jashtë 90 minuta derisa u lirua një shtrat. Ai gjithashtu tregon se një shqiptar nga Greqia ka ardhur në Shqipëri vetëm se e kishte nënën rëndë me COVID-19 dhe se prej 3 ditësh ajo ndodhet në katin e parë të Urgjencës dhe ende pret për një shtrat në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb