Rafael Nadal fiton për herë të 13 në karriere Roland Garros duke u konfirmuar “mbreti” i Francës, kampioni absolut në fushën e kuqe. Në finale tenisti spanjoll mposhti lehtësisht 3-0 me sete Novak Djokovic. Serbi nuk arriti në asnjë moment të futej në lojë duke u dorëzuar në shifrat 6-0, 6-2, 7-5.

Falë këtij suksesi, Nadal shkon në kuotën e 20 çmimeve të mëdha të fituara, arrin në majë një tjetër legjendë, Roger Federer. Jo shumë larg dy tenistëve më të mirë në botë renditet edhe Djokovic, me serbin që ndalet në kuotën e 17 çmimeve të mëdha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Triumfi i Nadal ka pushtuar të gjithë të përditshmet spanjolle dhe jo vetëm të cilat i kanë bërë jehonë këtij suksesi të madh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb