Në homazhet, të cilat po kryhen në nderim të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani në godinën e Presidencës, kanë marrë pjesë edhe deputetët e PD-së, të cilët shoqëronin kryetarin Sali Berisha.

Ndër ta pjesëmarrëse ishte ish- deputetja dhe aktorja Rajmonda Bulku, e cila dukej jo në gjendje të mirë shëndetësore. Zonja Bulku u shfaq duke ecur me ndihmën e një bastuni. Teksa përshëndetej me familjarët dhe të afërmit e të ndjerit, ajo u përlot para arkëmortit të ish kreut të shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb