Kryeministri Edi Rama shkruan se 6 nga 143 shkolla që do të ndërtohen në Shqipëri, janë në Bashkinë e Shijakut ku tërmet i 26 nëntorit shkaktoi jo pak dëme.

Ai thotë se këto 6 shkolla do të jenë më të mëdha e të bukura dhe me të gjitha kushtet si shkollat e Europës.

Për më tepër, Rama prezanton projektin e gjimnazit ‘’16 shtatori’’ në Shijak dhe pretmon se do të hapë dyert më 26 nëntor të këtij viti.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

 

? 6 SHKOLLA do të rilindin pas 26 nëntorit tragjik në Shijak, më të mëdha, më të bukura me të gjitha kushtet e shkollave kudo në Europë?

 

Hidhini një sy gjimnazit “16 Shtatori”, Shijak, ku nxënësit dhe mësuesit do të hyjnë këtë 26 nëntor?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb