Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me deputetin demokrat, Belind Këlliçi, i cili i ka kërkuar që të ketë durim dhe ti dëgjojë të gjithë deputetët e komisionit të cilët kanë përgatitur pyetje për hetimin e financimit të 3 inceneratorëve.

Gjatë batutave me Këlliçin, Rama e ka ironizuar për mbledhjen e grupit të Berishës në stadiumin Air Albania në fund të vitit të kaluar.

Batutat

Rama: Pasi ke qëndruar atë ditë në atë të ftohtë në stadium, patjetër do të dëgjoj.

Këllici: Do të na dëgjosh të gjithëve?

Tabaku: Zoti Këllici ju lutem!

Rama: Edhe nëse lodheni, sillini të tjerët këtu.

Këlliçi: Jo nuk lodhemi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb