Nuk ishte sfida më e bukur për tu parë, derbi i kryeqytetit prodhoi pak futboll, shumë pak raste për shënim, por në çdo moment, një derbi është emocionues edhe në situata të tilla, ku frika për të mos humbur ndikon shumë në cilësinë e lojës. Si gjithnjë ata që nuk zhgënjejnë janë tifozët, prania e tyre në “Air Albania” i dha shkëlqim kësaj përballje historike. Në shifra ishte një derbi mes të barabartësh, 3 gjuajte në kuadrat, afro 50% mbajta e topit, më të kuqtë që ishin shumë pak më superiore, por në fund ai që bëri diferencën ishte sistemi VAR. Në të mirë dhe në të keq, trupa gjykuese edhe një herë u kthyer në protagonistë. Një penallti në favor të Tiranës në limitet e pjesës së parë, e konvertuar në gol nga Vesel Limaj rezultoi përcaktuese, një gol trepikësh që i dhuroi bardhebluve suksesin në derbin e parë sezonal.

Si gjithnjë, në kampin kundërshtar vendimet e arbitrit nuk u pritën mirë, më shumë se sa për penalltinë, drejtori Rama dhe jo vetëm akuzojnë për njëanshmëri, i mungon një karton i kuq ndaj Najdovskit dhe jo vetëm, një situatë e përsëritur kjo e cila bën që drejtori i Partizanit të rishikoj pozitat e tij.
(BalkanWEB)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb