Kryeministri Edi Rama bën me dije se brenda pak ditësh do të përfundojë ujësjellësi i ri në Këlcyrë.

Ai thotë se prej 40 vitesh nuk ishte investuar në këtë rrjet, teksa tashmë 6 mijë e 600 banorë të Këlcyrës do të kenë 24 orë ujë të pijshëm në ditë.

Ujësjellësi i Këlcyrës është një nga shumë të tillë që Rama ka premtuar për shumë qytete të Shqipërisë.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

? KANTIERI I UJIT në Këlcyrë përfundon brenda pak ditësh duke përmbyllur kështu 100% infrastrukturën e ujësjellësit për Këlcyrën.

? Në 2019, me Lotin 1 përmbyllëm sistemin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit.
Finalizimi i Lotit 2, me 3 kaptazhe të reja në burim dhe 18 km linjë dërgimi transformon një infrastrukturë tërësisht të degraduar të ndërtuar në vitet 1980 dhe pa asnjë investim në këto 40 vite.

? 24 ORË ujë të pijshëm e me cilësi për 6600 banorët e Këlcyrës, që bashkëjetojnë me Parajsën e 1001 burimeve?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb