Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Ukraine. Ai dhe kryeministri malazez Dritan Abazoviç janë ndalur sot në Kiev nën masa të rrepta sigurie.

Të shoqëruar nga drejtues të ushtrisë ukrainase dy liderët nga Ballkani janë ndalur fillimisht në Borodjanka, aty ku kanë parë nga afër pasojat shkatërrimtare të konfliktit të armatosur me Rusinë.

Ka qenë Abazoviç që ka shpërndarë disa video në rrjetin social Facebook, ndërkohë që vlen të theksohet se kjo është vizita e parë e dy liderëve nga Ballkani në Ukrainë që pas fillimit të luftës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb