“Banda paguan dhe këta mbyllin vrasje”, kështu është shprehur kreu i PD Sali Berisha gjatë një konference për mediat.

Ndërsa ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, Berisha theksoi se ngjarja në Elbasan duhet zbardhur.

I ashpër është treguar edhe ndaj SPAK, ndërsa ka theksuar se po shndërrohet në një strofull kriminelësh.

“Bëj thirrje që të dalin tabulatet e bisedave të Taulant Ballës me Suel Çelën. Taulant Çela është minimumi, se ato shkojnë direkt te Edi Rama.  E dini ju ku shkoi prokurori, që mashtroi shqiptarët në mënyrën më të shëmtuar, që tha s’kishte materiale zgjedhore aty ku u vra një njeri dhe u plagosën 4 të tjerë? Ku është ai? Në SPAK, në SKAP-in e partisë. A nuk do të thotë kjo që SPAK shndërrohet në strofull kriminelësh? Për llogari të kujt gënjeu Alfred Shehu? Në një kohë që më pas u detyruan ta pranojnë. Ky është vetëm një episod. Ju them tjetrën. Bandat paguanin dhe këta mbyllnin vrasje. Njerëz që vriteshin te pragu i shtëpisë së tyre. Dhe një prej tyre është Alfred Shehu.

Ndaj dhe Dumani është fytyra e vërtetë e këtij shteti, është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie. I bëj thirrje edhe Besjan Xhixhës të rrëfehet plotësisht për lidhjet politike të deputetëve, ministrave dhe mbi ministrat. Dhe ve dyshimin më të madh në hetimin dhe trajtimin politik që SPAK po i bën çështjes, po bën mburojë e denoncimeve politike, në një kohë kur ato dihen, s’ka nevojë t’i thotë as Besjani as Nexhmedini, SPAK po i fsheh këto. E shihni ju që Dumani është një lloj Belivuk-u, por i penduar”, ka thënë ndër të tjera Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb