TIRANE- Ndërsa kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në sallën e Kuvendit tashmë që opozita është ngritur përpara foltores duke protestuar për përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, ai ka arritur të filmojë disa prej zhvillimeve.

Në videon e shpërndarë nga Rama demokratët e udhëhequr nga Basha i bien tavolinave e brohorasin me të madhe fjalët “hajdutë, kriminelë”.

Por në një moment, në video shfaqet deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili kupton që po filmohet dhe i nxjerr gishtin kryeministrit.

E ndoshta duke u nisur nga ky rast, kryeminsitri shkruan “Vizion Program Skuadër Lidership për Shqipërinë”.
3645475d-69c3-4dc8-ab16-97af19ec1f5e
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb