TIRANE – Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për ‘Klan’, ka folur hapur se është pro vazhdimit të koalicionit me LSI-në edhe në zgjedhjet e 2017-ës. Shefi i qeverisë thekson se gjithçka varet nga Ilir Meta, pasi Partia Socialiste është e gatshme të vazhdojë rrugën e nisur të qeverisjes.

Z.Rama është pyetja që u është bërë më shpesh gjatë këtyre tre viteve. A do të vazhdojë marrëveshja e 1 Prillit PS-LSI për bashkëqeverisjen?

Është një pyetje që më është bërë shpesh, por unë e kam të thjeshtë të përgjigjem. Partia Socialiste është e gatshme të bashkëqeverisë me të gjithë forcat që duan të vazhdojmë së bashku rrugën e vështirë të rilindjes së Shqipërisë. PS e ka konsideruar dhe e konsideron LSI-në si një partner natyral.

Pra do të varet nëse do apo jo Ilir Meta ta vazhdojë koalicionin, apo jo?
Nëse doni ta impostoni kështu, edhe kështu mund të themi. LSI duhet të vendosë, nëse nuk do të rimartohet djathtas… do të vazhdojë në pozicionin natyral (majtas). Do të presim të bëhen zgjedhjen partiake në LSI, ku besoj që nuk do ketë surpriza, më pas do të ulemi për të konkretizuar projektin e së ardhmes.


(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: