Kryeministri Edi Rama nën shoqërinë e ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku të Krujës, Artur Bushi ka inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Fushë-Krujë.

Rama garantoi se në mars të 2021 në lagjen e re të Ridnërtimit përfundojnë të gjitha banesat individuale, kurse puna për pallatet do të nisë së shpejti dhe do të marrin pak më shumë kohë.

Në lagjen e re në Fushë-Krujë, në një sipërfaqe prej 10 hektarësh është planifikuar të ndërtohen 128 banesa individuale dhe 15 pallate banimi me 100 apartamente.

”Në mars çdo gjë këtu është e mbaruar me banesat. Pallatet më gjatë. Pallatet për sa i përket kësaj mund të punohen në anën tjetër të rrugës.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb