Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të hënë punimet në rrugët e brendshme të zonës turistike të Golemit. Kreu i qeverisë kishte një udhëzim të qartë, për kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako dhe nënkryetarin e Bashkisë së Kavajës, Guxim Kola.

Kryeministri kërkoi prej tyre që mbetjet e shkaktuara nga subjektet tregtare si dyqanet, hotelet dhe restorantet, duhet të vendosin plehrat e tyre në qese dhe më pas, një strukturë e posaçme do të shkojë e ti marrë.

Ndërkohë, koshat e mbeturinave do të jenë të vendosura për pushuesit. Kështu sipas kryeministrit do të rehabilitohet problematika e mbetjeve, që ka qenë evidente vitet e fundit në zonat bregdetare të vendit.

Rama: Për pastrimin. Keni bërë gjë?

Sako: Kemi vijuar që nga janari.

Rama: Flas për sezonin. Me atë variantin…

Sako: Sot marrim vendim në Këshill Bashkiak ku do të udhëzojmë restorantet e maketet si do të vijohet me mbetjet.

Rama: Subjektet tregtare, qofshin dyqane, hotele, nuk duhet të përdorin koshat dhe duhet t’i nënë mbeturinat me thes te dera, në një orë të caktuar dhe do të shkojë t’i marri struktura që kemi angazhuar me qeverinë. Të ndryshojë regjimi i pastrimit, por edhe qasja nga ana e njerëzve. Duhet qëndruar në kokë çdo ditë që të funksionojë siç duhet. Hotelet dhe restorantet e kanë në interes të tyre.

Postimi i Edi Ramës:

Golem – Punohet intensivisht për fazën e dytë të rrjetit të brendshëm rrugor, pasi është ndërtuar e tërë infrastruktura nëntokësore, duke zgjidhur përfundimisht problemin e ujërave të zeza edhe në këtë pjesë të plazhit, njësoj si në Durrës

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb