DURRËS

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës, ku vizitoi nga afër ambientet e reja të shkollës 9-vjeçare “Hasan Koçi”, e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit

“Hapet për nxënësit e mësuesit një tjetër shkollë e re, pakrahasimisht më e bukur, më e sigurt dhe sigurisht më e madhe, me kushte optimale si në çdo qytet të Europës”, tha Rama.

Gjatë inspektimit të ambienteve të shkollës, kryeministri Rama vlerësoi kushtet në të cilat do të mësojnë tani nxënësit.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj vlerësoi se “kjo është një nga shkollat më të mira të ndërtuara pas tërmetit. “Shkolla ka 18 klasa dhe 4 laboratore dhe ambiente ndihmëse duke përfshirë edhe palestrën”, tha ai.

Batutat me drejtoreshën e shkollës:

Rama: Kush është drejtoresha?

Drejtoresha: Unë jam

Rama: Duket nga sytë që…

Mësuesja: Nuk e dija që ishte…

Drejtoresha: Bashkëpunojmë mirë me njëri-tjetrin

Rama-Drejtoreshes:  Ti je një shtrigë…

Drejtoresha: Absolutisht jo

Rama: Të ka dalë nami gjithandej që je shtrigë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb