Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur konferencën e përbashkët për shtyp me Oliver Varhelyi duke shpjeguar rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Duke iu referuar një trau, Rama tha se aty është BE, dhe Shqipëria është më poshtë, por ka lidhur fijet dhe vijon tezgjahun.

Ai thotë se nëse Shqipëria shkon aty me vlerat, standardet e sistemin, në BE s’kanë çfarë bëjnë.

Më tej Rama deklaron i sigurt se Shqipëria është në rrugën e duhur të integrimit.

‘’Ai trau ku kemi lidhur fijet ne është BE, ne jemi këtu vazhdojmë tezgjahun tonë, fijet janë lidhur, por vijojmë ne, gjithë kjo rrugë. Çfarëdo të bëjnë ata tek trau, po të shkojmë ne aty me vlerat, standardet, e sistemin që funksionon s’kanë çbëjnë, na takon ne. Kini besim, jemi në rrugën e duhur, dhe ne jemi me fat sepse ajo që ka ndryshuar në historinë tonë, para BE dhe pas BE është BE që na ka dhënë mundësinë të kemi traun atje për të lidhur fijet, se ishim me fije.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb