TIRANE

Protesta e studentëve nuk është e para për kryeministrin. Në 2014, studentët e Gjeologji Minierave ngritën zërin kundër vendimit të qeverisë për shpërnguljen e tyre nga fakulteti, pasi godina ishte planikuar të kthehej në Pallat Drejtësie.

Rama atëherë zgjodhi të zbresë e të dialogonte me studentët e pegagogët. Dhe momenti kur vendoste duart në shpatullat e pedagogut, u bë viral.

Video e vitit 2014 kur Rama takoi studentë e pedagogë të Gjeologji Minierave:

Por këtë herë, që nga dita e parë e protestës, kryeministri nuk e përsëriti këtë veprim. As dy ditët e fundit, kur studentët i erdhën përpara godinës së tij. Ai është i vendosur që të mos lëvizë nga ideja për ta bërë dialogun në ambiente të mbyllura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb