Kryeministri Edi Rama ka vizituar gjatë qëndrimit në Gjermani dhe “Factory Berlin” rrjetin më të madh europian të Startup-eve, inovacionit, edukimit dixhital, artit, muzikës tekno.

Rama është njohur me qendrën, teksa ka marrë dhe një dhuratë të veçantë nga një prej artistëve, një pikturë pasqyrë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Berlin – Gati për të sjellë FACTORY BERLIN në Tiranë, rrjetin më të madh europian të Startup-eve, inovacionit, edukimit digjital, artit, muzikës tekno, me një pjesëmarrje prej mijëra anëtarësh që ndërveprojnë me biznese dhe talente nga e gjithë bota, nga Google e Uber tek qendrat kërkimore të Siemens, Audi e Deutsche Bank dhe SoundCloud e të tjera me radhë”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: