Kryeministri Edi Rama teksa vizitonte fermerët në Libofshë të Fierit ka thënë se në bujqësi ka një ‘formulë magjike’ për të fituar, veç në prodhim, bashkë në shitje.

Rama tha se këtë formulë ia ka dhënë mësuesi i tij Dhimo Kote që në kohë të shkuara i ka thënë se në bujqësi kush bashkohet në shitje fiton, kush rri vetëm humb.

Ndër të tjera Rama tha se nuk ecet më në bujqësi me trasta e me ngastra, duke nxjerrë prodhimin tek autostrada apo duke dalë protesta tek rrethrrotullimi se nuk shitet prodhimi.

 

”Mësuesi im Dhimo Kote që në kohë të shkuara më ka dhënë ndër të tjerë dhe formulën magjike. Veç në prodhim, bashkë në shitje. Veç në prodhim, bashkë në shitje. Nuk mund të funksionojë trasta dhe me ngastra, dhe udha e autostradës apo tek rrethrrotullimi që nuk na shitet prodhimi. Ka gjithmonë e më shumë shembuj që e tregojë. Kush ndahet në shitje humbet. Kush bashkohet fiton. Kjo është postulat.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb