TIRANE – Ndryshe nga herët e tjera kur pyetjeve ngacmuese të gazetarit Blendi Fevziu u është përgjigjur me batuta, sonte kryeministri Edi Rama është shfaqur më serioz dhe i nervozuar në studion e emisionit “Opinion”. Kryeministri ka ngritur tonin kur gazetari Fevziu i tha se i ka gënjyer qytetarët për ligjin e mbetjeve.

Fevziu: E kuptoj që është moment i vështirë për ty…
Rama: Dukesh ti në vështirësi…
Fevziu: Apo gënjyet shqiptarët zoti Rama, unë ta nxjerr çfarë ke thënë në atë kohë
Rama: Të lutem më ler të bëjmë bisedën, që njerëzit të kuptojnë që këtu s’bëhet fjalë as për import plehrash, as për rreziqe dhe kërcënime që mund ti ndodhin Shqipërisë.
Fevziu: Po të akuzoj që ke gënjyer qytetarët shqiptarë…
Rama: Mua mos më thuaj gënjen kështu se është ofendim dhe nuk mund ta bësh me të ftuarin tënd dhe mos të të kujtoj se kush jam unë që jam i ftuar këtu. S’mund ta bësh këtë, se bën asnjë gazetar në planet. Nëse më thua mua ke gënjyer, unë të them ty që nuk është faji im që ti nuk kupton.
Fevziu: Kam frikë se keqkuptimin se ke me mua por me gjithë qytetarët e Shqipërisë zoti Rama. Iki unë të lë të shkosh prap në Facebook ti kthesh përgjigje të gjithë qytetarëve.
Rama: Lëri qytetarët shqiptarë, në këtë studio s’ke folur kurrë në emër të gjithë qytetarëve.


(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: