Ndërsa kryeministri i vendit është nisur sot drejt Shkodrës për miting elektoral, mësohet se përfaqësues të opozitës i kanë zënë “pritë” dhe po protestojnë kundër tij në aksin Lezhë- Shkodër, ekzaktësisht në Kryqëzimin e Dajçit.

Mësohet se protestuesit kanë për qëllim të pengojnë udhëtimin e kryeminsitrit Rama drejt Shkodrës.

Në vendngjarje raportohet të ketë edhe shumë forca policie, forca të grupit të gatshëm të pajisur me maska kundragaz.

Më herët mësohet se edhe përfaqësues të opozitës në Shkodër kanë lajmëruar një marshim në të njëjtën orë kur Rama do të shkojë për miting në këtë qytet.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb