Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bled-it në Slloveni, ku pjesëmarrëse janë edhe vende të BE. Në një video të publikuar nga vetë Rama në rrjete sociale, shihet se si ai takohet me homologun hungarez, Viktor Orban.

Fillimisht ai përshëndetet në mënyrë ushtarake më të, e më pas i përkulet e i shtrëngon dorën. Një tjetër sekuencë e videos shfaq kryeministrin të ulur në një sallë, e pranë tij afrohet një person me maskë.

Ai fillimisht nuk e njeh, por kur personi që e përshëndeti heq maskën u zbulua se ishte kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Kryeministri ngrihet menjëherë në këmbë dhe e përshëndet homologun e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb