Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga aeroporti i Kukësit, që sipas tij është gati për të nisur fluturimet.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë thekson se “✈️Kukës – Aeroporti Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”, gati për fluturimin e parë me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra🤜😉🤛.
🚫KUJDES MOS ËSHTË 3D❗️”.

Ndërkohë, ministrja Belinda Balluku tha se aeroporti është gati. Mes të tjerash ajo pohoi se destinacionet e para do të jenë disa qytete të Zvicrës dhe në disa lande të Gjermanisë.

“Nuk është paguar biletë, është një udhëtim promocional që mundësohet nga ana e kompanisë flamurmbajtëse. Këtu vazhdon që të punohet, po bëhet kontrolli i fundit i territorit, për të rakorduar çdo detaj, i cili është në funksion të një pune me kapacitet të plotë. Destinacionet e para janë disa qytete të Zvicrës dhe shtete të Gjermanisë, dhe tregun më të rëndësishëm që kanë kompanitë shqiptare, qytetet italiane”, tha Balluku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb