Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të “Facebook” pamje nga punimet në “Rrugën e Arbrit”.
Në mesazhin e tij, Rama thekson se vijon puna pa u ndalur drejt përfundimit të kësaj rruge, ndërsa thekson se aktualisht po punohet për shtresat asfaltike dhe hapjen e tunelit të Murrizit.
Mesazhi i Ramës:
Vijon pa u ndalur puna drejt përfundimit të RRUGËS SË ARBËRIT👷♀️🏗🛣
Po punohet për shtresat asfaltike dhe hapjen e Tunelit të Murrizit
#SkaKohëPërPushim 🏃♀️🏃🏻♂️
(BalkanWeb)