Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shijaku krahas rindërtimit, në 2021 do të ketë edhe 24 orë ujë pa ndërerje falë transformimit të rrjetit të ujësjellësit.

Rama gjithashtu ka ‘thumbuar’ edhe opozitën, për të cilën thotë se për 25 vjet i mori lumë votat Shijakut dhe la pa asnjë pikë ujë.
Momentalisht, sipas Ramës Shijaku furnizohet 2-3 herë në ditë me ujë, ndërkohë si për shumë qytete të tjera, dhe për Shijakun premton 24 orë ujë në ditë në 2021.

POSTIMI I NGA EDI RAMA

?KANTIERI I UJIT në Shijak, do të transformojë rrënjësisht një rrjet të ndërtuar në vitin 1960, ku ata që i morën Shijakut votën lumë 25 vjet nuk shtuan asnjë pikë ujë në çezëm! Sot furnizimi bëhet 2 deri në 3 herë në ditë dhe bashkë me Rilindjen nga gërmadhat e tërmetit të 26 nëntorit, banorët e Shijakut do të kenë edhe 24 orë ujë pa ndërprerje brenda vitit 2021✌️

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb