KOSOVA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkuar sot në mesditë në Bashkinë e Prishtinës ku është takuar me kryebashkiakun  Shpend Ahmeti.

Për Ramën ky ishte takimi i dytë sot në Prishtinë, pas atij të paradites me Isa Mustafën. Ndryshe nga i pari, duket se në këtë takim shoqërohet sërish nga ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Po ashtu Rama ka përfunduar turin e takimeve me Behgjet Pacollin, i cili sot është lider i AKR-së ndërkohë hera e fundit që ishin parë të dy ka qenë gjatë një vizite të këtij të fundit në Krujë për rindërtimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb