Kryeministri Edi Rama pasi pushoi në jug të vendit këtë verë u ka bërë një sugjerim të gjithëve pushuesve që zgjedhin pikërisht këtë pjesë të Shqipërisë për ta vizituar.

Rama kërkon nga pushuesit që të vizitojnë Kishën e Shën Kollit në Mesopotam. AI thotë se qeveria aktuale e shpëtoi nga rrënimi dhe e ktheu në destinacion tërheqës për turistët dhe eksploratorët e thesareve të Shqipërisë.

Për më tepër sot është e diela e parafundit e këtij gushti dhe pritet që jo vetëm në jug, por në gjithë vendin të ketë pushues të shtuar drejt bregdetit.

STATUSI NGA EDI RAMA
MIRËMËNGJES ?

dhe me sugjerimin miqësor për të gjithë ata që zbresin në Jug, për të mos e humbur këtë perlë të Trashëgimisë sonë Kulturore, pasi e shpëtuam nga rrënimi dhe e kthyem në një tjetër destinacion tërheqës për turistët e për eksploratorët e thesareve të Shqipërisë, ju uroj një të dielë të mbarë?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb