ARMENI- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron gjatë qëndrimit në Armeni.
Ky i fundit pritet të vizitojë Shqipërinë, ndërsa në takim u theksua fakti se dy vendet do të vijojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme me qëllim përafrimin e qytetarëve të të dyja shteteve përmes veprimtarive të ndryshme.
“Me Presidentin Macron për bashkëpunimin dypalësh dhe vizitën e tij të pritshme në Tiranë?????”, shkruan Rama në “Instagram”, ndërsa përshkrimin e shoqëron edhe me takimin e përzemërt me të parin e Francës, Macron.
View this post on Instagram
Me Presidentin Macron për bashkëpunimin dypalësh dhe vizitën e tij të pritshme në Tiranë?????
Ende nuk dihen detaje mbi atë se çfarë kanë diskutuar të dy zyrtarët, por edhe në mesazhin e Ramës thuhet qartë se Macroni pritet të vijë në Tiranë në ditët në vijim.
(n.m/BalkanWeb)