Kryeministri Edi Rama ka takuar homologun holandez, Mark Rutte, teksa ndodhet në Angli, ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s. Kreu i qeverisë shqiptare publikon një video në “Facebook”, ku shihet duke biseduar në një tryezë me kryeministrin Rutte.

Vetë Rama thekson se temë e diskutimin ishte situata dramatike e krijuar në Shqipëri, pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa shkruan se kryeministri holandez shprehu domosdoshmërinë e solidaritetit me vendin tonë.

“#TiNukDoJeshKurrëVetëm???? Me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, krejt në një mendje për domosdoshmërinë e solidaritetit me Shqipërinë, në këto momente dramatike të jetës së vendit? https://e-albania.al/dhuro/”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb